Kërko

1411, Mara dhe Gjergj Brankoviqi

Dokumenti i transkriptuar që është botuar nga Jireçeku në vitin 1892.

Letër serbisht drejtuar Dubrovnikut për doganat e Bogishës në Trepçë dhe Prishtinë

Bujarit dhe shumë të nderuarit zotëri dhe vëlla tonit, prijësit të qytetit, qeverisësit të Dubrovnikut dhe të rrethinës, zonja Mara dhe [prijësi] Gjergj ju përshëndesin; dhe shkruajnë në këtë ditë për të pasur gjithçka me shëndet dhe për të mirë, dhe ne vetë vërtetojmë [përmes shkrimit] se jemi të gjallë siç është vullneti i Zotit. Dhe ta dijë bujaria juaj, se ka bërë tregëti me ne qytetari juaj Bogisha, [i cili] ka mbajtur doganë në Trepçë dhe Prishtinë si dhe presën e monedhave, dhe gjithçka ka shkuar si duhet, ka paguar borxhet e tij ndaj nesh, edhe nga dogana edhe nga presa e monedhave; ka paguar dhe nga ato [dhe] ai vetë ka mbyllur me neve punët dhe është i lirë prej nesh. E megjithatë ne atij i kemi mbetur borxh, dhe ato që i kemi mbetur, kështu i kemi shënuar në libër dhe i kemi vënë vulë, kështu të njëjtën ia kemi dërguar bujarisë së tij, trimit tonë Ivancit, që të vërtetojë, dhe të lumturojë zotin prej bujarisë së tij.

Sipas urdhërit të zotëriut princit Dobreta Binqulikës dhe vekut(!) të tij të vogël logothetit rus, është shkruar fjalë për fjalë nga fleta e zonjës Mara dhe zotëriut Gjergj, të cilët i kanë ardhur princit dhe zotëruesit prej vulës së të tij zakonore, dhe prej njeriut të tij Ivancit.

Burimi: Jiriçek, K (1892). Споменик, Srpska Kraljevska Akademija (11), f. 60. Dokumenti origjinal: Dubrovnik, Div. Cancellarie. 1408. Libri i dytë. (Përkthimi: Yll Rugova).

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1411, Mara dhe Gjergj Brankoviqi, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 04.12.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/16/1411-mara-dhe-gjergj-brankoviqi