Kërko

1584, Aleksandër Kumuloviq

Teksti i transliteruar i dorëshkrimit të Kumulovic nga viti 1584 që ruhet në Vatikan.

Epistolarum ac relationum Alexandri Komulović et socii

Vizituam Prishtinën, Novi Pazarin, Krushevcin, Prokupljen, Nishin dhe Vidinin. Në të pesë qytetet ndodhen rreth 250 shpirta [katolikësh], prej të cilëve 50 shqiptarë, të tjerët tregtarë të Dubrovnik. Prishtina është një vend shumë komod, [dhe] qysh jemi njoftuar, në të kaluarën ka qenë qendër peshkopate, tash nuk ka kishë fare, dhe është urdhëruar që të ndërtohet një oratori [vend lutjeje].
Prishtina dhe Novi Pazari ishin pa kapelanë, për çka mendojmë se duhet të silleshin dy studentë prej kolegjit Ilirian [në Romë], prej atyre që kanë përfunduar studimet, nëse s’do të ishin pishman të vinin.

Fermendžin, Eusebio (1892). Acta Bosnae potissimum ccclesiastica cum insertis editorum documentorum regestis ab anno 925 usque ad annum 1752. Zagreb: Taberna Libraria, f. 339. Dokumenti origjinal: Biblioth. vatic. cod. mss. vatic. 6533 fol. 101–106.

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1584, Aleksandër Kumuloviq, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 04.12.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/22/1584-aleksander-kumuloviq