Kërko

1671, Stefan Gaspari

Letra e botuar në formë të transliteruar më vonë.

Raport për Propaganda Fide

Prishtina ka një fushë të bukur në shtrirje, e ujitur nga shatërvanët dhe ujërat e tjera aktive, të cilat e bëjnë atë shumë të turbullt. E ka një kishë që mban emrin e Zonjës së Shenjtë, të rindërtuar, por me një çati që është në rrezik të rrënohet, [e cila] do të kushtonte 40 skudi për t’u riparuar. Ka një varrezë të madhe, të rrethuar tërësisht me mure. Hapësira e altarit kryesor është pa një altar, por sipër kësaj hapësire të përmendur në tribunë ndodhet një pikturë e madhe e Zonjës së Shenjtë, dhuruar nga zoti më i shquar Kardinali Antonio Barberino zotëriut të nderuar Pjetër Mazrekut, kryepeshkop i Barit dhe administrator i dioqezës së Servisë. Sakramenti i Bekuar nuk mbahet në këtë qytet për shkak të rrezikut të turqve. Nuk ka fontanë pagëzimi.
Kanë mbetur vetëm njëzet shtëpi katolike, me 120 shpirtëra. Don Gjergj Mazreku ndihmon si famullitar. [...]

Raporti i fratër Bernardos prej Malit të Zi:

Më 7 të gushtit. Duke u nisur nga Novobërda arritëm në Prishtinë të vendosur pranë disa kodrave; në qytet nuk ka kishë latine por [një ndodhet] jashtë nën emrin e Shën Venerandës [nja] gjysmë milje [rreth 800 metra] larg. Për shkak të rrezikut nga turqit këtu rrallëherë këndohet mesha dhe [rrallë] shkojnë besimtarët për të dëgjuar, e veçanërisht gjinia femërore [e cila] duhet të ecë me shumë kujdes. Më shpesh festohet nëpër shtëpi me roje në dyer pa zile dhe me shumë frikë. Jetoj në rreth 15 shtëpit të katolikëve, me rreth 80 shpirtëra.

Burimi: Fermendžin, Eusebio (1892). Izprave god. 1579–1671. tičuće se Crne gore i stare Srbije. Në Starine (25), Zagreb, f. 196–198; Pastaj, Hylli i Dritës (1930). Një dorshkrim i vjetës 1671 mbi Shqypni. Në Hylli i Dritës (7-8), f. 384; Dokumenti origjinal: Tabular. s. Congregat. de propaganda fide. Origin. Vol. 220 fol. 69.

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1671, Stefan Gaspari, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 12.11.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/31/1671-stefan-gaspari