Kërko

1736, Këshilli i lartë Perandorak

Faksimil i dokumentit origjinal. Burimi: A. Islami

Një vendim i Këshillit të lartë Perandorak osman i fillimshek. 18, i cili erdhi si pergjigje ndaj padisë së dy zonjave shqiptare te Kosovës që kishin pretendime ndaj mullinjëve ne treven e Vushtrrisë

Vendim drejtuar Valiut të Rumelisë dhe kadinjve të Vilçiterines: Dizdari i kalasë (së Vushtrrisë), Aliu, ka thënë se, stërgjyshi i tij, në fshatin Obranç e Poshtme, i cili varet nga nahija e Llapit, i ka pasur dy mullinj, kufijtë e të cilëve janë të njohur. Mirëpo, si rezultat i pushtimit të të pafeve (ushtrive austriake), ata janë shkatërruar dhe askush nuk është marë me rimëkëmbjen e tyre. Për 40 vjet me radhë kanë mbetur në atë gjendje dhe thuajse patën humbur edhe gjurmët e tyre. Njëherësh, edhe është refuzuar [nga organet lokale] që të jepet leja e punës. Më pas, referuar të drejtës ligjore, është lëshuar leja dhe për 9 vjet me radhë janë aktiv. Derisa, [një dite] kanë ardhur zonjat, Hatixheja nga Prishtina dhe Kaja nga Yrgypi, duke pretenduar se, “stërgjyshi juaj, mullinjtë ia ka pas shitur stërgjyshit tonë, qysh para 38 viteve. Kështu, e drejta ligjore e shfrytëzimit të mullinjve na takon neve” dhe në emër të ligjit, po ashtu me qëllim për të më penguar, çështjen e kanë çuar deri te valiu. Por që, pas dëgjimit të tyre, organi gjyqësor i valiut i ka hedhur poshtë pretendimet e tyre, duke lëshuar edhe një vendim (bujuruldu). Megjithatë të përmendurat, nuk janë tërhequr nga kërkesat e tyre, duke lypur interpretim nga organi i shejhul-islamit ne Stamboll. Me këtë rast është lëshuar edhe një fetfa nga shejhul-islami, ku konstatohet se, kërkesa e të përmendurave nuk ka mbështetje. Ky vendim i shkruar i divanit duhet të aplikohet, pa bërë asnjë ndryshim. Mars 1736.

Burimi: BOA, Stamboll. (Përkthimi: Agron Islami).

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1736, Këshilli i lartë Perandorak, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 04.12.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/44/1736-keshilli-i-larte-perandorak