Kërko

1792/3, Anonim

Mbishkrimi mbahet edhe sot nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, në njërën prej hapësirave që ka në Prishtinë. Fotografia: A. Islami.

Mbishkrim në një krua të vjetër të Prishtinës

Nga (të ndershmit) e Sulltanit tonë, Haxhi Ali Bejzade / Nga pasardhësit e lavdëruar / Me dashuri të madhe e ndërtuan këtë çeshme / Në këtë formë e gdhenden këtë shkrim të lartë, Emri i tij i përndritur le të kujtohet (në të ardhmën) / ndodhi një mirësi mbi këtë lumë u bë ky ndërtim me shumë sevape (shpërblime) / Zoti i dhashtë kënaqësi në dy botërat
Data e kësaj çeshmeje vjen nga uji i saj / Ji i ëmbël dhe shuaj etjen për çdo shpirt / Viti 1792/93

Burimi: Hafiz, Nimetullah / Asim, Mucahit (1978). Priştine Kitabeleri. Në Vakıflar Dergisi, (11), f. 205–215. Burimi origjinal: Mbirshkrim në çeshme që ndodhet në depo të një prej institucioneve kulturore, Prishtinë. (Përkthimi: Agron Islami).

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1792/3, Anonim, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 04.12.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/49/1792-3-anonim