Kërko

1795, Anonim

Faksimil i dokumentit origjinal që ndodhet në Arkivin e Prishtinës në format të digjitalizuar.

Njoftim se Maliq Pashë Gjinolli dhe pashallarët tjerë po e sulmojnë Gjakovën që administrohet prej Mahmud Pashë Bushatlliut

Lartmadhnisë, të mëshirshmit, të fuqishmit, të pasurit,
Padishahu im: Kësaj radhe, më ka ardhur një shkresë e Mahmud Pashë Shkodranit, nëpërmjet zyrtarit shtetëror, Hasan Efendiut, po ashtu edhe një shkresë (tjetër) nga ana e Silhadarit se, Tahir Pashë Prizreni, Abdurrahman Pashë Pejani dhe Maliq Pashë Prishtina, kësaj radhe po sulmojnë dhe dhunojnë kasabanë e Gjakovës dhe Alltunilisë. Të njëjtëve ju kam dërguar një notë këshille dhe qortimi. Edhe pse paraqiten se, i janë nënshtruar kërkesës për mosveprim në sulme, (shihet) se ata nuk e kanë marrë seriozisht këshillën tonë. (Si rrjedhoj e) hasmërisë së Mahmud Pashë Shkodranit (me pashallarët e trevës së Kosovës A.I) duket se, (Mahmud Pasha A.I), në Shkodër ka marr vendimin për të sulmuar (pashallarët e përmendur) dhe për këtë ka kërkuar miratimin e Sulltanit. Sipas shkresës së ardhur nga ana e Valiut të Rumelisë, mbi këto zhvillime, përplasja e Mahmud Pashës (me pashallarët e përmendur), është e papërshtatshme edhe për vetë shtetin osman, (andaj) kërkohet që, të lëshohet një ferman (urdhër perandorak) për këshillimin dhe qortimin e Mahmud Pashës. (Njëherësh) edhe Valiu i Rumelisë do të shkruaj një shkresë, me qëllim këshillimi. (17.07.1795)

Burimi: Arkivi i Prishtinës, BOA. HAT.1414.57757. Përkthyer nga Agron Islami.

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1795, Anonim, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 16.10.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/50/1795-anonim