Kërko

1899, Sami Frashëri

Fragmenti i Sami Frashërit që përmend Prishtinën në vitin 1899. Tipshkrim me alfabetin e Stambollit, shtypur nga Dituria në Bukuresht. (Burimi: BKSH)

Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet

Po duke folurë pas dëshirësë sanë, munt të themi që Shqipëria munt të ndahetë me 15 gastra, të cilatë pas krye qytetevet të tyre janë: Shkodra, Peçi (Ipeki), Pizreni, Preshtina, Ysqypi, Manastiri, Dibra, Elbasani, Tirana, Berati, Korça, Kosturi, Janina, Gjinokastra e Preveza. Cila do nga këto gastra do të ndahetë me 3-4 nënë gastra [kaza], nga të cilatë e mezit do të qeverisetë prej qeverindarit vetë edhe të tjeratë prej nënqeverindarësh.

Burimi: Sami Frashëri (1899). Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet. Sofje: Mbrothësia. f. 69. Sipas tekstit origjinal të tejshkruar me alfabet të sotëm.

Si të citohet
Prishtina në Histori (2024), 1899, Sami Frashëri, në Y. Rugova (red.) Prishtina në Histori (I). Qasur më 04.12.2024: https://www.prishtinanehistori.org/article/66/1899-sami-frasheri