Kërko
Janë disa valë të murtajës që e kanë goditur Prishtinën përgjatë
Ndër të gjitha këto më e rënda duket të ketë qenë në vitin 1838 kur një udhëpërshkrues francez raporton për rreth 6,000 të vdekur në Prishtinë, që përbënin dy të tretat e gjithë popullatës së qytetit. Shifër që edhe vetë raportuesi e pranon se duhet të jetë e ekzagjeruar.6 Sidoqoftë, kjo valë e fundit e sëmundjes gjithsesi kishte pasur efekt shkatërrues në qytet, duke qenë se në regjistrimin e popullatës të bërë në vitin 1844 qyteti duket shumë i zvogëluar për nga numri i banorëve, me vetëm 779 familje.7 Në regjistrimin paraprak të vitit 1831 Prishtina kishte 1,828 familje. Shumë vjet pas këtij momenti Prishtina si qytet zhytet në kriza politike e shoqërore,8 të cilat nuk kapërcehen deri në vitin 1878 kur bëhet kryeqendër e Vilajetit të Kosovës, çka ndikon në rimëkëmbje ekonomike dhe demografike. (Y. Rugova)
Shih njoftimin e Pjetër Mazrekut te Dokumentet.
Shih fragmentin e Edward Brown te Dokumentet.
https://www.prishtinanehistori.org/article/37/1689-gjon-bogdaniShih fragmentin e Gjon Bogdanit te Dokumentet.
Shih fragmentin nga M. Kaboga të vitit 1702 te Dokumentet.
Shih letrën nga N. Mikoviq të vitit 1781 te Dokumentet.
Shih përshkrimin nga Ami Boué të vitit 1838 te Dokumentet.
Shih regjistrimin e popullatës për vitin 1831 dhe 1844 te artikulli nga Agron Islami.
Shih tekstin e shkurtë për pashain e fundit të Prishtinës, Abdurrahman Pashë Gjinollin nga Y. Rugova; Gjithashtu: Rrënimi i dytë i Prishtinës (1838–1878).
× Thirrje: Prishtina në histori është në versionin fillestar testues alfa. Keni gjetur diçka në këtë qerthull që s’ju duket se po funksionon si duhet? Na shkruani info@trembelat.com